Pejë: Kishte vrarë vëllaun me sëpatë, dënohet me 15 vite burgim

Pejë: Kishte vrarë vëllaun me sëpatë, dënohet me 15 vite burgim

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar personin që vrau vëllaun e tij me sëpatë.

Me datën 26 prill të vitit 2019 kishte ndodhur ngjarja e rëndë në Komunën e Pejës.

“Të pandehurit A.N, gjykata i shqiptoj dënim me burgim në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) vite, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. I pandehuri obligohet që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor, gjykatës t’ia paguaj shumën prej 300 €, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 40 € si dhe në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 50 €, e të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi . Pas shpalljes së aktgjykimit të pandehurit i është vazhduar masa e paraburgimit”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Siç bëhet e ditur në komunikatën për media nga Gjykata, A.N e mjet të rrezikshëm dhe atë me bisht të sëpatës e ka privuar nga jeta vëllain e tij. E gjithë kjo kishte ardhur shkak të një kontesti pronësorë.

“Me datë 26.04.2019, rreth orës 18:00, në afërsi të Rekës së Allagës, Komuna e Pejës, me mjet të rrezikshme dhe atë me bisht të sëpatës, duke tejkaluar kufijtë e mbrojtjes së nevojshme, e ka privuar nga jeta anëtarin e familjes – vëllain e tij, në atë mënyrë që për shkak të raporteve jo të mira familjare për shkak të kontestit pronësor lidhur me pronën – malin, ditën kritike i pandehuri së bashku me të miturin A.N. shkojnë në bjeshkë për të marr dru, pasi që i prejnë dhe i marrin drutë, në momentin kur i pandehuri me të miturin kanë dashtë t’i largojnë trupat nga traktori, viktima i cili paraprakisht kishte lajmëruar policinë për prerje të trupave nga i pandehuri dhe i mituri, e pasi që polica nuk i përgjigjet, viktima ju del përpara të pandehurit dhe të miturit, me ç’rast viktima e sulmon me sëpatë të pandehurin, e ky i fundit arrin që t’ia marr sëpatën nga dora, e në këtë rrahje merr pjesë edhe i mituri A.N., pasi që përfundon rrahja i pandehuri vazhdon dhe me bisht të sëpatës – mjetë i fort mprehtës, e godet viktimën ne kokë dhe në pjesë tjera të trupit, e më pas largohen nga vendi i ngjarjes duke e lënë viktimën në gjendje të rëndë shëndetësore, e si pasoj e goditjes në kokë, viktima pas dy ditësh gjendet i vdekur në largësi 1200 metra në vijë ajrore, nga vendi ku ka filluar përleshja fizike”, thuhet në komunikatën për media.

Të miturit A.N, për vepër penale pjesëmarrje në rrahje nga neni 187 par.1 të KPRK-së i është shqiptuar masa edukative mbikëqyrja e shtuar nga ana e prindit, prindit adoptues ose kujdestarinë kohëzgjatje prej 1 (një) viti. /Insajderi.com