Pekini regjistron 11 raste të reja me COVID-19, erdhën nga vendet evropiane

Pekini regjistron 11 raste të reja me COVID-19, erdhën nga vendet evropiane

Pekini raportoi 11 raste të konfirmuara me koronavirus (COVID-19) që kanë ardhur nga vendet e tjera në mëngjesin e së mërkurës, ka bërë të ditur Komisioni Shëndetësor i Pekinit.

11 personat me koronavirus janë: pesë nga Spanja, katër nga Mbretëria e Bashkuar, një nga Brazili dhe një nga Luksemburgu. Kjo sjell numrin e përgjithshëm të rasteve të importuara në qytet në 54 deri në mesditën e së mërkurës, shkruan Xinhuan, përcjell Gazeta Insajderi.

Pekini gjithashtu raportoi tre raste të dyshuara të reja me Covid-19, gjatë 12 orëve, dy nga Austria dhe një nga Hungaria.

Nuk pati raporte të reja me COVID-19 në Pekin.

Që nga mesdita e së mërkurës, Pekini kishte raportuar gjithsej 415 raste me të infektuar. Nga gjithsej, 373 janë larguar nga spitali pas shërimit. /Insajderi.com