Pëllumb Pipero: Këshillon operatorët turistikë të pyesin pushuesit për shenja klinike të COVID-19

Pëllumb Pipero: Këshillon operatorët turistikë të pyesin pushuesit për shenja klinike të COVID-19

Mjeku nga Shqipëria, Pëllumb Pipero, këshillon operatorëve turistikë se para se t’i rekomandojnë akomodimin pushuesve, t’i pyesin nëse kanë shenja klinike dhe të rekomandojnë të mos vijnë nëse kanë shenja të COVID-19, njofton Insajderi.

Në një intervistë në “Top Channel”, Pipero ka thënë se pushuesit që kanë simptoma të mos vijnë fare në pushime ndërsa edhe operatorët turistikë të mos i akomodojnë personat që kane shenja se mund të jenë të infektuar.

“Duhet që çdo pushues, nëse ka shenja klinike, veçanërisht temperaturë, të qëndrojë në shtëpi. Kam një këshillë për operatorët turistikë, jo vetëm t’i ftojnë pushuesit, por para se t’i rekomandojnë akomodimin t’i pyesin nëse kanë shenja klinike dhe të mos i rekomandojnë të vijnë nëse kanë shenja klinike. Shqipëria, bregdeti, malet tona për pushuesit janë shumë të sigurta, me kushtin që si pushuesit edhe ne qytetarët të respektojmë protokollet dhe masat e domosdoshme siç është maska dhe distanca”./Insajderi.com