Pence: Forcat amerikane të gjithësisë deri në vitin 2020

Pence: Forcat amerikane të gjithësisë  deri në vitin 2020

Zëvendëspresidenti i SHBA Mike Pence ka paralajmëruar planet për krijimin e forcave të posaçme të gjithësisë deri në vitin 2020 si gjini të gjashtë të ushtrisë amerikane.

Pence ka thënë se duhet siguruar dominimin amerikan në gjithësi për shkak të konkurrencës dhe kërcënimeve të Kinës dhe Rusisë, transmeton Insjaderi.com.

Ai ka thënë se gjithësia dikur ishte e qetë pa rivalitet, mirëpo tani është i mbipopulluar dhe konfliktuoz.

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje për krijimin forcave të posaçme të gjithësisë. Ministri i mbrojtjes Jim Mattis i ka përkrahë planet për riogranizimin e forcave luftarake të gjithësisë dhe krijimin e komandës së re, mirëpo më herët e ka kundërshtuar krijimin e gjinisë së re të ushtrisë shumë të kushtueshme.

Propozimi për krijimin e gjinisë së re të ushtrisë duhet të marrë edhe miratimin e Kongresit./Insajderi.com.