Pendarovski: Maqedonia e Veriut dhe Serbia pa çështje të hapura

Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë vende fqinje të cilat nuk kanë çështje të hapura dhe e ndajnë historinë e përbashkët dhe qëllimi i tyre i përbashkët është anëtarësim në BE, ka thënë presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarkovski para arritjes për vizitë në Serbi.

Pendarovski: Maqedonia e Veriut dhe Serbia pa çështje të hapura

“Nuk kemi çështje të hapura në mes veti, por kemi qëllime dhe brenga të përbashkëta, të ndërtojmë shoqëri në të cilat qytetarët tanë do të kenë kualitet të mirë të jetesës, ku njerëzit e rinj nuk do të shpërngulen dhe do të kenë shanse të korrin sukses në shtëpi”, ka thënë Pendarovski për gazetën serbe “Politika”.

Pendarovski ka thënë se lidhjet në mes dy vendeve nuk i krijojnë vetëm institucionet, por edhe bizneset, si dhe lidhjet e shumta familjare në mes të qytetarëve të dy vendeve.

Ai ka thënë se pret bisedime pozitive me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq për shumë tema të interesit të përbashkët për të dy vende.

Edhe pse Maqedonia së shpejti do të bëhet anëtare e NATO-s, ndërsa Serbia ka politikë neutrale, dy vendet kanë bashkëpunim të shkëlqyer në mbrojtje dhe siguri, ka thënë Pendarovski dhe ka shtuar se pret që kështu do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Si fqinjë, Maqedonia e Veriut dhe Serbia ndajnë brengën e përbashkët në fushën e sigurisë dhe kanë shumë programe për shkëmbime dhe trajnime, dhe gjithashtu duke marrë parasysh se qëllimi strategjik i tyre është anëtarësimi në BE, bashkëpunimi dhe siguria do të vazhdojë në kuadër të iniciativës evropiane, ka përfunduar Pendarovski./Insajderi.com.