Ish-portieri i Interit do të pensionohet në fund të stinorit.
Julio Cesar, ka vendosur të tërhiqet nga futbolli pas një karrierë të pasur dhe me shumë trofe.
Në moshën 38-vjeçare, futbollisti që fitoi “Tripletën” me Interin në vitin 2010, ka vendosur të thotë mjaft, duke mos pranuar rinovimin e kontratës.
Julio Cesar spikati fillimisht te Flamengo në Brazil, ndërsa në sezonin 2004/05 bëri hapin e madh duke u transferuar në Serinë A fillimisht te Chievo (nuk luajti asnjë ndeshje në kampionat) e më pas në radhët e Interit, duke e mbajtur veshur për plot shtatë sezone fanellën ziklatër.
Me Interin ka fituar 5 herë Serie A, 3 Kupa të Italisë, 4 Superkupa, një herë Ligën e Kampionëve dhe një Botëror për Klube.
Cesar që ka qenë një idhull për tifozët e Interit për shumë vite është quajtur nga ta si “kapësi i ëndrrave”.