Pentagoni paralajmëron: Në prag është konflikti i madh

Rusia dhe Turqia po i afrohen konfliktit me përmasa të mëdha në provincën siriane Idlib, ka deklaruar përfaqësuesi i Pentagonit Jonathan Hoffman.

Pentagoni paralajmëron: Në prag është konflikti i madh

“Po shohim që Rusia dhe Turqia janë duke u afruar një konflikti të madh në atë rajon. Shpresojnë se do të gjejnë zgjidhje në mënyrë që ta evitojnë atë”, ka thënë përfaqësuesi i Pentagonit.

Përveç kësaj, Hoffman ka thënë se shpreson që komuniteti ndërkombëtarë të vazhdojë të bëjë presion ndaj Turqisë, dhe që është më me rëndësi, ndaj Sirisë në mënyrë që ajo të ndërpresë me sulme ndaj Idlibit.

Ministri i mbrojtjes i Turqisë Mevlut Cavusoglu më vonë ka kumtuar se ekziston mundësia të takohen presidentët e Turqisë dhe Rusisë Recep Tayyip Ergodan dhe Vladimir Putin për shkak të ashpërsimit të situatës në Idlib.

“Në negociata me palën ruse ende nuk e kemi arritur pikën në të cilën duam të jemi. Ndoshta liderët tanë do të mbajnë takim. Kemi shkëmbyer me rusët hartat në të cilat janë shënuar pikat tona të vëzhgimit. Kontaktet do të vazhdojnë. Sulmet e regjimit sirian me doemos duhet të ndërpriten”, ka thënë Cavusoglu.

Ai ka shtuar se sulmet e forcave të Assadit në Idlib e shkelin Procesin e Astanit për zgjidhje të krizës në Siri./Insajderi.com.