Pep Guardiola: Jurgen Klopp kundërshtari më i vështirë

Pep Guardiola: Jurgen Klopp kundërshtari më i vështirë

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka treguar kundërshtarin më të vështirë gjatë karrierës së tij.

“Jurgen Kloop është kundërshtari më i vështirë me të cilin jam përballur. Taktikat e tij, janë tepër dominuese. Ekipi i tij luan shumë mirë në hapësira dhe luajnë shumë mirë me top. Ata kanë gjithmonë tendencë për të dominuar dhe është vështirë të shpëtosh nga ta” tha Guardiola, transmeton Insajderi.

“Klopp është trajneri që më ka bërë të mendoj më së shumti se si ta mposhtë” përfundoi Guardiola.

Guardiola dhe Klopp ishin kundërshtar edhe në Gjermani, kur ata drejtonin ekipet si Bayern Munich dhe Borussia Dortmund./Insajderi.com.