Për 10 ditë, 11 mijë mërgimtarë nga Zvicra erdhën në Kosovë

Për 10 ditë, 11 mijë mërgimtarë nga Zvicra erdhën në Kosovë

Mbi 11 mijë e 436 është numri i bashkatdhetarëve që kanë ardhur nga Zvicra prej 4 majit, kur Kosova u largua nga lista e karantinës në këtë shtet.

Zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara, njoftoi se nga 4 maji e deri të premten janë realizuar 149 fluturime, 70 prej të cilave kanë qenë nga Zvicra.

“Sa i përket respektimit të masave kundër COVID-19 nuk ka pasur ndonjë problem gjatë hyrjeve dhe daljeve të udhëtarëve”, deklaroi ajo, shkruan Koha.

Pas heqjes së detyrimit për t’u karantinuar, mbetet në fuqi paraqitja e testit PCR me rezultat negativ, të bërë brenda 72 orëve para hyrjes në territorin zviceran./Insajderi.com