Për 10 ditë, janë shëruar 1426 kosovarë të prekur nga Covid-19

Për 10 ditë, janë shëruar 1426 kosovarë të prekur nga Covid-19

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 205 pacientë, kurse në vetëm 10 ditët e fundit janë shëruar 1426, njofton Insajderi.

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.616 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.999.

Kurse numri total i rasteve pozitive është 10.988 raste nga 42.627 persona të testuar për virusin SARS-CoV-2.

E gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 491 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 193 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Ndërkohë që drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani dje u shpreh optimist duke thënë se rastet me Covid-19 po bien, ndërsa qytetarët po respektojnë masat qeveritare dhe rekomandimet shëndetësore./Insajderi.com