Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla u shpreh se vetëm brenda gjysëm ore, janë mbledhur nga bizneset në Elbasan plot 400 milionë lekë të vjetra për të prekurit nga tërmeti.
Balla ka qenë i pranishëm në mbledhjen e organizuar në Elbasan për të mbledhur fonde në ndihmë të të prekurve nga tërmeti, një mbledhje në të cilën ndodheshin përfaqësues të komuniteteve fetare, kryebashkiaku Llatja si dhe nënkryetari i PD-së Zamir Muzhaqi.
Taulant Balla: Vetëm për 30 minuta janë mbledhur rreth 400 milion lekë të vjetra nga sipërmarrësit të cilët do të shkojnë të gjitha për ata familje që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit. Datat 28 dhe 29 Nëntor u kthyen ne dite solidariteti kombëtar te cilat do te lejnë gjurme sepse një tragjedi te tille nuk e kisha pare ndonjëherë për kombin tim. Sakaq me mbështetjen e qeverise dhe Bashkisë se Elbasanit ne hotelet e Llixhas por edhe Elbasanit janë akomoduar me shume se 250 qytetare nga Durrësi, kontribut qe do te vijoje.