Për çka u pendua në jetë Albin Kurti?

Për çka u pendua në jetë Albin Kurti?

“Në jetë jam penduar për shumë gjëra por jo për shkarkimin e Agim Veliut”, kështu është përgjigjur sonte Albin Kurti në rtv Dukagjini, kur është pyetur se a u pendua për shkarkimin që i bëri Agim Veliut të LDK-së, i cili në Qeverinë Kurti kishte postin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës, shkruan Insajderi. 

Kryeministri në detyrë, ka thënë se nuk është penduar për shkarkimin e Veliut,  madje thotë se është dashur ta shkarkonte më herët e jo ‘të nesërmen pasi e kishte dëgjuar emisionin ku fliste për gjendje të jashtëzakonshme’.

Kurti ka insistuar se nuk ka pasur shkelje të marrëveshjes me LDK-në kur e ndërmori këtë veprim.

‘Marrëveshja mes nesh është shkelë është paraprakisht sepse LDK ka kërku me heq taksën pa reciprocitet. Jam penduar për disa gjëra në jetë, por jo për shkarkimin e Veliut”, ka thënë kryeministri në largim.

Me inicimin e nisur nga LDK, më 25 mars me 82 votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës është rrëzuar Qeveria Kurti./Insajderi.com