Për drejtorin e Fiorentinës, shitja e Chiesa është një barrë më pak

Për drejtorin e Fiorentinës, shitja e Chiesa është një barrë më pak

Drejtoi i ekipit nga Serie A, Fiorentinas, Daniele Prande, thotë se shtija e Federico Chiesa, është një çlirim dhe një barrë më pak, shkaku i ndikimit negativ të tij në skuadër, nga gjithë ato thashetheme për largim të tij si dhe sepse lojtari nuk ka treguar respekt për klubin.

“Ishte shndërruar në një peshë shumë të rëndë, pasi në çdo dalje për mediat, merrte vëmendje e ardhmja e tij, ndaj jemi të kënaqur që e hoqëm këtë barrë. Operacioni ishte shumë i suksesshëm si në aspektin ekonomik, ashtu edhe atë sportiv”, ka thënë fillimisht Prade, transmeton Insajderi.

Ai, ka treguar që për Chiesan, ka pasur edhe oferta nga skuadrat e tjera, sidomos ato nga Premier Liga, por që lojtari e preferonte vetëm Serie A.

“Nuk e di a mund të fitonim më shumë nga ai, pasi kemi pasur oferta edhe nga klubet angleze, por Federico refuzoi të gjitha, pasi donte vetëm qëndrimin në Itali dhe këtu vetëm Juventus kishte bërë ofertë”, shtoi ai.

Gjithashtu, ai është penduar që ka lejuar Chiesan, të mbajë shiritin e kapitenit, sepse lojtari nuk kishte treguar respekt për klubin.

“Mendoj se shiriti i kapitenit në ndeshjet e fundit ishte një gabim, pasi ai nuk kishte treguar asnjë shenjë respekti ndaj klubit dhe kishte refuzuar çdo mundësi bashkëpunimi”, përfundoi ai./Insajderi.com.