Për gjetjet e Raportit të Progresit Sherifi e bën përgjegjëse Qeverinë e kaluar

Për gjetjet e Raportit të Progresit Sherifi e bën përgjegjëse Qeverinë e kaluar

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka thënë se Raporti i Progresit është 18 mujor dhe ky raport përfshin punën e dy qeverive.

“Apo më saktë përfshin punën me të madhe të Qeverisë së kaluar dhe shumë pak të kësaj qeverie. 12 muaj janë të qeverisë së kaluar dhe 6 muaj janë të kësaj Qeverie”

“Le t’i lëmë këto analiza nga këndvështrimet partiake, kur kush ishte ku ishte dhe kush është fajtor dhe përgjegjës për gjendjen por të bëjmë një analizë të mirëfilltë çka duhet të bëjmë çfarë mësime të nxjerrim nga ky raport për të përmirësuar gjendjen ”, deklaroi ai në foltoren e Kuvendit ku po diskutohet për Raportin e Progresit.