Për herë të parë pas pesë vjetësh, 2020-ta i solli të mirën që Getinjo po e priste

Për herë të parë pas pesë vjetësh, 2020-ta i solli të mirën që Getinjo po e priste

Që fansat e tyre të kenë festa të paharruara për data të shënuara, shumë të famshëm duhet të sakrifikojnë momentet e bukura me familjen. Se kjo është pjesë e paketës për profesionin që kanë zgjedhur nuk ka dyshim.

Por, pandemia ndryshoi çdo gjë. Jo më festa deri në orët e vona të natës, as për ndërrimin e motmoteve.

Megjitatë, ky fundvit po u jep të gjithë artistëve një mundësi të festojnë me më të dashurit e tyre, një gjë që e theksoi edhe reperi ferizajas, Getinjo.

Me anë të një postimi në Instagram, ai thotë se kjo është hera e parë në pesë vjetët e fundi që ai po feston vitin e ri në shtëpi.

“Lamtumirë 2020. Veç një faleminderit 2020 mundem ta bëj, për shkak se pas pesë viteve po e pres me familje Vitin e Ri. Përndryshe ki me qenë kujtimi më i keq i krejt njerëzve. Shko dhe mos u kthe oj lavire”, ka shkruar reperi në InstaStory. /Insajderi.com