Për herë të parë Johnny Depp nuk do të jetë protagonist i “Piratëve të Karaibeve”. Aktori, që portretizon kapitenin Jack Sparrow dhe që është kthyer në një simbol të sagës, është në mes të një procesi gjyqësor me ish-bashkëshorten Amber Hard, nga e cila është akuzuar për ushtrim dhune.
Depp ka pasur rolin e Jack Sparrow që prej vitit 2013. Ai u shfaq edhe në filmin e fundit “Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales” (2017).
Ndërkohë, sipas “Hollywood Report” do të jetë Margot Robbie personazh kryesor në filmin e ri të “Piratëve të Karaibeve”. Mësohet se filmi i ri nuk do të jetë një “spin-off” i filmave të mëparshëm, por një histori origjinale me karaktere të reja.
Megjithatë për momentin filmi është ende në fazat e hershme.