Për këdo që kaloi një vit të dhimbshëm e të vështirë

Për këdo që kaloi një vit të dhimbshëm e të vështirë
Burimi i fotografisë: Charlie Gray

Anthony Hopkins është një legjendë. Karriera e 82-vjeçarit është e mbushur me role ikonike që i sollën atij çmime të panumërta, shkruan BuzzFeed, transmeton Insajderi.

Këtë 29 dhjetor, bëhen 45 vjet që kur Hopkins ka lënë pijen dhe për të shënuar rastin ai ndau një mesazh nga zemra për të gjithë ata që kanë përjetuar një vit të vështirë.

“Ka qenë një vit i vështirë i mbushur me zi dhe trishtim për shumë njerëz”, fillon ai videon. “Por 45 vjet më parë, pata një thirrje për zgjim. Po shkoja drejt katastrofës duke pirë aq shumë sa të vrisja veten”.

“Pata një mesazh, një mendim të vogël që më tha, ‘Dëshiron të jetosh apo të vdesësh?’, unë thashë, ‘Dua të jetoj’. Papritmas erdhi një çlirim dhe jeta ime ka qenë e mrekullueshme”.

“Kam ditët e mia jo të mira dhe dyshime të vogla, por i them vetes mbaju. E sotmja është e nesërmja për të cilën ti shqetësoheshe aq shumë pardje”.

“Ju njerëz të rinj, duroni. Mos u dorëzoni, vazhdoni të luftoni, qëndroni të fortë dhe forca të mëdha do ju vijnë në ndihmë”.

“Kjo ishte e gjitha që kisha. Urime viti i ri. Ky do të jetë viti më i mirë”, përfundon videon artisti.

Janë këto fjalë të urta që na shërbejnë kujtesë që të mbajmë gjithmonë sytë në të ardhmen, sa herë që e tashmja është më e dhimbshme se zakonisht. /Insajderi.com