fbpx

“Për motin duhet besuar Institutit shtetëror, Tahirsylaj e Rugova e kanë sa për hobi ketë pune”

“Për motin duhet besuar Institutit shtetëror, Tahirsylaj e Rugova e kanë sa për hobi ketë pune”

Kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina po kërkon që qytetarët e vendit për parashikimet e motit t’i besojnë vetëm Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës të cilët janë të përgatitur me mjetë të sofistikuar.

Ndërkaq për dilemën që kanë shkaktuar, Mendim Rugova dhe Sylë Tahirsylaj, Morina ka thënë se është vetëm hobi i tyre dhe nuk janë personat kompetent.

“Kjo ndodh kur injorohet Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës me mjetet me te sofistikuara dhe staf te përgatitur. Këta dy e kanë hobi”, ka deklaruar Morina.

Fillim i javës së ardhshme duket se nuk do të jetë sfidë vetëm për qytetarët e vendit për ta kaluar të ‘ftohtin e madh’, sipas Mendim Rugovës, por edhe për ta kuptuar se çfarë moti do të kemi. Java tjetër do të zbulojë se cili nga meteorologët ka dhënë parashikimin e saktë për motin.

Teksa djali i presidentit Ibrahim Rugova, thotë se moti në fillim të javës do të jetë shumë i ftohtë, Sylë Tahirsylaj thotë se në vendin tonë java e ardhshme do të jetë më e mirë se kjo që sapo e kaluam.

“Të hënën ftohtë, kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje bore, ku në orët e paradites mund të jenë më intenzive. Ditën e martë, shumë ftohtë dhe me erë. Pjesërisht vranët, kohëpaskohe me reshje lokale bore”, ka shkruar Rugova teksa ka parashikuar motin për pesë ditët e ardhshme.

Diçka më ndryshe ka parashikuar motin për këtë fillim të javës ish-drejtori i Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës. Ai nuk e ka paraqitur motin si “shumë të ftohtë” ashtu siç e ka parashikuar Mendim Rugova.

Ka thënë se java e ardhshme do të jetë më e mirë se java që e kaluam.

“Të premten dhe të shtunën do të ndërpriten reshjet, ndërsa të dielën dhe të hënën do të ketë ndonjë reshje sporadike jo në shkallë vendi. Prandaj na pret një javë tjetër më e mirë se kjo javë që po kalojmë”, ka deklaruar Tahiri ditë më parë./Insajderi.com