
Futbollisti brazilian i ekipit anglez Everton, Richarlison, ka folur për mbrojtësin e Liverpool Virgil van Dijk.
Për 23 vjeçarin, janë tre mbrojtës më të mirë se van Dijk.
‘Njerëzit flasin shumë për të (van Dijk). Po, është mbrojtës shumë i mirë, por unë e kam dribluar atë’.
‘Ai është zgjedhur njëri nga top tre mbrojtësit më të mirë dhe ka pasur një sezon të shkëlqyeshëm, por, për mua, ka mbrojtës më të mirë se ai. Thiago Silva, Marquinhos dhe Sergio Ramos’, ka thënë për Goal, Richarlison i ekipit Everton.
/Insajderi.com/