Për nënat police nuk po respektohet vendimi që njëri prind të lirohet nga puna – kërkojnë zgjedhjen e problemit

Për nënat police nuk po respektohet vendimi që njëri prind të lirohet nga puna – kërkojnë zgjedhjen e problemit

Nënat police kanë kërkuar që të lirohen nga puna ashtu siç është vepruar me doganën, prokurorinë, gjykatat, pas vendimit të marr nga Qeveria e Kosovës, si një nga masat parandaluese për parandalim të pandemis COVID-19.

Sipas kërkesës së tyre, thuhet se të lirohen nënat police që i kanë fëmijët e vegjël deri 12 vjet dhe ato që i kanë bashkëshortët polic, të qëndrojnë në shtëpi shkruan Gazeta Insajderi.

“Të lirohen nënat police që i kanë fëmijët e vegjël deri 12 vjet dhe që i kanë bashkëshortët polic e të qëndrojnë në shtëpi për hatër të fëmijëve që të kujdesen për ta si: me javë përgatit bukën, higjienën e tyre, për të qëndruar afër tyre në mësime”, thuhet në një kërkesë të tyre.

Ato kanë kërkuar urgjentisht nga Qeveria, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Policisë që kjo çështje të zgjedhjet.

“Këtyre nënave ju kanë shkel të drejtat e tyre, e po ashtu edhe fëmijëve të tyre qe kane mbet pa mbikëqyrje të nënave në këtë kohë të keqe. Ju lutëm urgjent Qeveria, MPB dhe Drejtoria e Policisë të merr një vendim për lirimin nga detyra e këtyre nënave që i kanë fëmijët e vegjël deri 12 vjet e qe e kane bashkëshortin polic e te qëndrojnë ne shtëpi e jo te vazhdojnë te punojnë ne ndërrime ne stacione”, thuhet ndër tjera në kërkesën e tyre.

Për këtë çështje në Policinë e Kosovës thonë se Policia e Kosovës do t’i të gjitha veprimet konform ligjeve.

“Policia e Kosovës, bazuar në urdhrin operativ për gatishmëri dhe veprim ndaj COVID-19, do ti ndërmerr të gjitha veprimet policore konform autorizimeve ligjore që ka, në të gjitha rajonet e Kosovës”, ka thënë për Insajderin, Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

Në vendimin e qeverisë të marr më 13 mars, në njërën nga masat parandaluese kundër koronavirusit ka liruar njërin prind nga puna me qëllim për tu kujdesur për fëmijët. /Insajderi.com