Për një “a” që presidenti se vë, fjala “leadership” bëhet “ledership”

Për një “a” që presidenti se vë, fjala “leadership” bëhet “ledership”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bashkë me bashkëshorten e tij, Lumnije Thaçi,  realizoi një fotografi me presidentin amerikan Donald Trump dhe Melania Trump dhe më pas e postoi atë në rrjetin social “Twitter”.

Si zakonisht, presidenti në Tëitter i drejtohet publikut në gjuhën angleze për dallim që në Facebook shkruan shqip.

Por anglishtja e presidentit edhe pse ka evoluar shumë nga mos njohuria që e kishte pasur viteve të kaluara, ai ende nuk e ka perfeksionuar gjuhën angleze, sidomos në të shkruar.

Insajderi ka identifikuar një gabim që presidenti Hashim Thaçi ka bërë kur ka postuar fotografinë me çiftin presidencial amerikan.

Ai ka shkruar gabimisht fjalën “lidership” në anglisht duke mos e shkruar “leadership” por “ledership”.

Fjala “ledership” nuk ka asnjë kuptim në gjuhën angleze.

Por ky nuk është gabimi i vetëm. Një tjetër gabim është logjik.

“Lume dhe unë falënderuam Donald Trump dhe Melania Trump për mbështetjen dhe lidershipin për liri dhe liri në Kosovë dhe në botë”, ka shkruar Thaçi.

Ai ka përdorur fjalën “freedom” dhe “liberty” por në kontekstin e fjalisë që e ka shkruar, këto dy fjalë kanë kuptimin e njëjtë, raporton Insajderi.

Insajderi ka kontaktuar së paku dy profesorë dhe përkthyes të gjuhës angleze për t’u konsultuar në lidhje me përdorimin e fjalisë “freedom” dhe “liberty” brenda një fjalie dhe sipas tyre, përdorimi i këtyre fjalëve përdoret në kuptime të ndryshme.

https://twitter.com/HashimThaciRKS/status/910491002175180803

Edhe konsultimi me fjalorin e gjuhës angleze të Universitetin “Oxford” thuhet se “freedom” do të thotë që të jesh i lirë nga diçka, ndërsa “liberty” zakonisht nënkupton që të jesh i lirë për të bërë diçka.

E këto gabime nuk kanë kaluar pa u vërejtur nga komentues të shumtë. Një nga ta ka shkruar këtë koment.

https://twitter.com/Solangevndrw/status/910493703738970112