Ajo tha po!

Për pak do të ishte propozimi perfekt për martesë – vetëm se ky shqiptar dogji shtëpinë

Për pak do të ishte propozimi perfekt për martesë – vetëm se ky shqiptar dogji shtëpinë

Nëse gjërat do të shkonin ashtu siç Albert Ndreu kishte planifikuar në detaje, do të ishte një nga propozimet më të këndshme për martesë që kemi parë së fundmi – por nuk doli ashtu.

Albert Ndreu, 26 vjeçar, kaloi dy javë duke planifikuar me përpikëri momentin e propozimit, pasi bleu një unazë për të dashurën e tij Valerija Madevic. Ai kishte vendosur ta befasonte atë duke mbushur dhomën e tyre me qirinj dhe afërsisht 60 tullumbace.

 

 

Por kur ai doli për të marrë të dashurën e tij për ta sjellë atë në shtëpi për befasi, banesa zuri zjarr. Ekuipazhet e zjarrit u sulën në vendin e ngjarjes në Sheffield, rreth orës 08:30 të mbrëmjes këtë të hënë, njofton Insajderi.

Banesa ishte kapluar nga flakët dhe tymi.

Megjithë pengesën, Ndreu ra në një gju në dhomën e dëmtuar nga zjarri dhe i kërkoi zonjushës Madevic të martohej me të – dhe ajo tha po.

Ndreu tha: “Valerija gjithmonë thotë se gjëja më e rëndësishme janë gjestet e vogla çdo ditë – por kam dashur të bëj diçka të veçantë për propozimin”.

“Nuk shkoi ashtu si mendova se do të ndodhte por ajo tha po, kështu që unë mendoj se dita mori një kthesë të papritur, por përfundoi pikërisht ashtu siç e doja”.

Për fat të mirë, vetëm një laptop, disa pajisje dhe disa libra u humbën në zjarr. Ata thanë se shpresonin të bënin dasmën në përvjetorin e zjarrit dhe premtuan të ftonin zjarrfikësit si mysafirë specialë. /Insajderi.com

Burimi: Telegraph.co.uk