Për pak minuta fillojnë luftërat e xhudistëve të Kosovës – linku për ti ndjekur live

Për pak minuta fillojnë luftërat e xhudistëve të Kosovës – linku për ti ndjekur live

Edhe pse hapja zyrtare e Kampionatit Evropian në Xhudo që zhvillohet në Tel Aviv është paraparë të bëhet sot në ora 15:30 sipas kohës sonë, luftërat e para tashmë kanë filluar, kurse pasdite në program është faza përfundimtare, gjegjësisht garat që nga çerekfinalja e tutje, për gjithsej pesë kategori të peshave në të dyja gjinitë.

Për Kosovën sot garojnë Distria Krasniqi në -52kg dhe Nora Gjakova në -57kg. Krasniqi në short ka pasur pak fat dhe ka kaluar në xhiron e dytë pa kundërshtar, kurse Nora Gjakova në xhiron e parë do të luftojë me azeren Ichinkorloo Munkhtsedev. Kjo është hera e parë që Nora ndeshte me këtë kundërshtare, por xhudistja jonë është favorite në këtë luftë.

Insporti ka publikuar edhe linkun për të ndjekur drejtpërdrejt luftën e Nora Gjakovës.