Për paqen dhe mungesën e barazisë, Kurti shkon në Lindjen e Mesme

Për paqen dhe mungesën e barazisë, Kurti shkon në Lindjen e Mesme

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po merr pjesë në një konferencë për paqen dhe mungesën e barazisë në Lindjen e Mesme.

Me të ka shkuar edhe sekretari për marrëdhënie me jashtë në Vetëvendosje, Kreshnik Ahmeti.

Kjo konferencë, ku po marrin pjesë të gjitha subjektet social-demokrate të cilat janë anëtare të Internacjonales Socialiste, do të trajtojë nevojën për paqe dhe mungesën e barazisë në Lindjen e Mesme.

“Sot, në Ramallah, filluan punimet e konferencës së organizuar nga Internacionalja Socialiste, e cila do ta trajtojë nevojën për paqe dhe mungesën e barazisë në Lindjen e Mesme. Pas Ramallahut, kjo konferencë treditore do t’i vazhdojë punimet në qytetin e Tel Avivit”, thuhet në njoftimin e VV-së në Facebook.