fbpx

Për pesë vite 83 vrasje dhe vetëm 4 raste të zbardhura – Si po dështon Serbia dhe Mali i Zi kundër bandave

Për pesë vite 83 vrasje dhe vetëm 4 raste të zbardhura – Si po dështon Serbia dhe Mali i Zi kundër bandave

Për pesë vitet e fundit organet shtetërore në Serbi dhe Mal të Zi, kanë arritur zbardhjen e vetëm katër raste nga gjithsej 83 vrasje të kryera.

Këto vrasje duket të kenë lidhje me bandat, njofton OCCRP.

Një bazë të dhënash e quajtur “The Black Book”, i cili u krijua nga KRIK dhe Radio Evropa e Lirë, tregon se në më shumë se dy të tretat e rasteve, autoritetet nuk kanë identifikuar as revolet dhe as personin i cili organizoi vrasjen.

Sipas databazës, nga gjithsej numri i viktimave, 56 u vranë në Serbi dhe 27 në Mal të Zi.

Në përjashtim me katër rastet e zgjedhura që janë zgjedhur, 18 janë në proces të gjykimit dhe 61 të tjerë janë duke u hetuar.

Materiali i mbledhur dëshmon se krimet kanë lidhje me banda dhe se rastet janë ngritur nga viti 2012, mirëpo hetimet janë në proces shumë të ngadalshëm.

Të dhënat  e “The Black Book” tregojnë se shumica e kriminelëve i kanë pritur viktimat e tyre dhe kanë përdorur armë automatike për t’i vrarë ata. Rreth 10 për qind e viktimave vdiqën nga bomba të montuara në makinë.

Në vitin 2013, katër persona të pafajshëm u plagosën nga një sulm i cili ishte tentim vrasje shënjestër, në një dyqan kafeje në Budvë.