
Një rast mashtrimi është raportuar se ka ndodhur para disa muajsh në rr. “Bajram&Gursel Sylejmani” në Ferizaj.
Viktima mashkull shqiptar me 3 korrik 2018 informon se është mashtruar nga i dyshuari mashkull shqiptar për t’ia rregulluar pasaportën e Serbisë dhe i ka marrë 500 euro para kesh dhe një veturë.
Rasti I mashtrimit kishte ndodhur në muajin prill. “Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.