Për shkak të Coronavirusit bie krimi në Afrikën e Jugut

Për shkak të Coronavirusit bie krimi në Afrikën e Jugut

Krimet në Afrikën e Jugut kanë rënë me deri në 40% gjatë tre muajve të parë të bllokimit të tij, për shkak të Coronavirusit.

Ministri i policisë tha që shumica e llojeve të krimeve zbritën në mes të prillit dhe qershorit – përfshirë sulmet seksuale dhe zjarrvëniet.

Ai shtoi se një ndalim i diskutueshëm i alkoolit gjatë bllokimit të Coronavirusit kishte ndihmuar, por që sulmet në dyqanet e pijeve ishin rritur në pandemi, raporton BBC.

Afrika e Jugut ka ndër nivelet më të larta të krimit në botë. Por, ky vend ka regjistruar mbi gjysmën e rasteve Covid-19 në Afrikë, për të vazhduar me masa rigoroze anti-COVID.

Më shumë se 500,000 infeksione dhe 11,000 vdekje janë raportuar në Afrikën e Jugut. /Insajderi.com/