Për shkak të punimeve, disa lagje të Prishtinës pa energji elektrike

Për shkak të punimeve, disa lagje të Prishtinës pa energji elektrike

Lagjet si “Bregu i Diellit”, një pjesë e “Mati 1” dhe një pjesë e “Velanisë” në Prishtinë, kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike, për shkak të punimeve të ekipeve të KOSTT-it dhe KEDS-it, njofton Insajderi.

Në një komunikatë të përbashkët për media këto dy kompani tregojnë se “po vazhdojnë me punë intensive në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 2 duke larguar kabllot e dëmtuara, pastrimin e kanaleve si dhe shtrirjen dhe montimin e 12 kabllove të reja për të mundësuar”.

KOSTT e KEDS kanë lutur qytetarët “për mirëkuptim dhe durim deri në përfundimin e punimeve”.

Qëllimi, sipas dy kompanive është “që të sigurohet furnizim i qëndrueshëm dhe stabil nga Nënstacioni Prishtina 2, gjatë sezonit të dimrit”./Insajderi.com