Për të tretën herë protestohet për shkarkimin e Lumezit

Për të tretën herë protestohet për shkarkimin e Lumezit

Në Prishtinë ka nisur protesta ku kërkesë kryesore mbetet shkarkimi i Kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi.

Shoqëria civile po vazhdon të kërkojë edhe Vetting në gjyqësor dhe pastrimin e listave të veteranëve, shkruan Insajderi.

Deri te këto protesta ka ardhur pas akuzave të ish-prokurorit, Elez Blakaj i cili tha se kishte pasur presion dhe kërcënime për hetimet në rastin e veteranëve.

Në këtë protest janë shfaqur parulla ku kërkohet reagim opozitës për situatën aktuale politike. /Insajderi.com