Përballja finale për Ligën e Evropës mes Man United dhe Villarreal

Përballja finale për Ligën e Evropës mes Man United dhe Villarreal

Manchester United dhe Villarreal përballen të mërkurën për ndeshjen finale të Ligës së Evropës.

Klubi anglez dhe ai spanjoll janë gati për përballjen e garës së dytë më të madhe evropiane për klube, e cila pritet të luhet të mërkurën me fillim nga ora 21:00 në “Stadio Miejski” të Polonisë.

Ky është viti i 10-të rresht që një skuadër spanjolle ose angleze do të ngritë trofeun e Ligës së Evropës.

Villarreal konsiderohet e dobët në letër përball Manchester United, por me Unay Emery në krye, ata duhet në ndjehen optimist dhe të besojnë në shanset për triumfim.

Ndërsa, Ole Gunnar Solskjaer do të kërkojë titullin e parë me “Djajt e Kuq” që kur e mori në drejtim skuadrën nga Manchesteri në mars të vitit 2019.

Tekniku norvegjez nuk do të mund të llogarisë në kapitenin e skuadrës Harry Maguire, ndërsa mungesë tjetër do të jetë edhe Phil Jones dhe sulmuesi Anthony Martial.

Nga ana tjetër, Emery nuk do të mund të llogarisë në Samuel Chukwueze, e cila do të jetë goditje e madhe për klubin, në dyshim për këtë ndeshje do të jetë edhe lojtari në huazim nga Tottenham, Juan Foyth.

Katër ndeshjet e fundit mes dy ekipeve kanë mbaruar 0-0. Ndeshja e fundit kur dy finalistët ishin përballur mes vete ishte në vitin 2008. /Insajderi.com