shorti i fazës së 1/16 të finales në Europa League. Shorti ka vënë përballë s" />

Përballje e shqiptarëve në Europa League – Ky është shorti i plotë

Përballje e shqiptarëve në Europa League – Ky është shorti i plotë

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i fazës së 1/16 të finales në Europa League.

Shorti ka vënë përballë skuadrat e shqiptarëve, FC Zurich e Napoli, transmeton Insporti

FC Zurichu i Benjamin Kolollit, Hekuran Kryeziut e Mirlind Kryeziut do të ketë punë të vështirë pasi do të ndeshet me Napolin e Elseid Hysajt në fazën me eliminim direkt.

Lazio e Valon Berishës do të ketë punën më të vështirë, pasi për kundërshtar do të ketë Sevillan.

Ndërkaq, ekipet si Chelsea, Arsenali e Interi do të kenë punë të lehtë, pasi nuk do të përballen me kundërshtarë të vështirë.

Chelsea do të takohet me Malmon, ndërkaq Arsenali do të ketë punë me BATE Borisovin.

Kurse, Interi do të luajë me Rapid Viennan.

Ndeshjet e para të kësaj xhiro do të luhen më 7 mars, kurse ato të kthimit më 14 mars.

Më poshtë keni shortin e plotë. /Insporti.com