Perceptimi i qytetarëve në lidhje me politikën ndërkombëtare dhe dialogun Kosovë-Serbi

Perceptimi i qytetarëve në lidhje me politikën ndërkombëtare dhe dialogun Kosovë-Serbi

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) sot prezanton rezultatet e anketës për perceptimet e qytetarëve kosovarë në lidhje me politikën ndërkombëtare dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Cili është shteti partner i preferuar ekonomik i kosovarëve? Kush është lideri i preferuar ndërkombëtar? Cila organizatë ndërkombëtare besojnë se i ka ndihmuar më shumë Kosovës? Cilat duhet të jenë kërkesat e Kosovës nga dialogu me Serbinë? Çfarë mendojnë kosovarët për fushatën e tërheqjes së njohjeve nga Serbia dhe tarifën 100%? Janë vetëm disa pyetje të cilat marrin përgjigje nga kjo anketë.

Anketa e organizuar në të gjitha komunat e Kosovës ka nxjerrë të dhëna interesante mbi preferencat dhe pritshmëritë e kosovarëve për shtetet, akterët ndërkombëtarë, organizatat ndërkombëtare dhe dialogun Kosovë – Serbi.