Përdorimi i termit “gjakderdhje” nga Albin Kurti e vartësit e tij – reagon Avdullah Hoti

Përdorimi i termit “gjakderdhje” nga Albin Kurti e vartësit e tij – reagon Avdullah Hoti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti zëvendëskryeministri, Haki Abazi e ministrja në detyrë, Rozeta Hajdari, madje edhe deputet të Vetëvendosjes e kanë përdorur termin ‘gjakderdhje’ disa herë në deklarimet e tyre.

Së fundmi, kryeministri Kurti duke folur për situatën e krijuar në veri, rreth asaj se a është vendosur veriu në karantinë nga Serbia apo nga autoritetet tona, ka thënë se dikush është duke provokuar duke shtuar se “dikush do gjakderdhje në veri për t’i hapur shampanjat e ndarjes së Kosovës”.

Ndaj deklarimit të Kurtit dhe dy vartëseve të tij, ka reaguar ish-zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti.

Hoti ka thënë se këto ditë është përmendur shpesh fjala “gjakderdhje” nga disa politikanë, aq shumë saqë është bërë term i përdorur edhe në diskutime të problemeve financiare dhe ekonomike, e që sipas tij ka kaluar koha e gjakderdhjes.

“Për fat të mirë, populli i Kosovës e ka kaluar kohën e gjakderdhjes. Nuk do të ketë asnjë gjakderdhje tjetër”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, të gjitha problemet do të zgjidhen me mjete politike dhe këtë e siguron LDK.

“Të gjitha çështjet e pazgjidhura në politikën e brendshme dhe të jashtme, sado të vështira të jenë, do të zgjidhen me mjete politike, demokratike e kushtetuese. Këtë e sigurojmë ne, dhe ndjehemi besimplotë në këtë lloj qasje të zgjidhjes së çështjeve të hapura politike, sepse kështu na sigurojnë miqtë tanë euroatlantik”, është shprehur ai.

“Por, për fat të keq ende mbijetojnë politikanë në Kosovës që në projektet e tyre të garës politike zë vend termi “gjakderdhje” në kuadër të përpjekjeve për arritje të qëllimeve të tyre politike”, tha Hoti.

Lexo gjithashtu:

“Dikush po do gjakderdhje në Veri për t’i hapur shampajnat e ndarjes së Kosovës”

Edhe një zyrtar i lartë i VV-së përmend gjakderdhjen në mes të pandemisë