Përdorues të iPhone, kjo është gruaja prapa zërit të Siri

Përdorues të iPhone, kjo është gruaja prapa zërit të Siri

Në korrik të vitit 2005, një aktore me zë me emrin Susan Bennett u punësua për të incizuar disa materiale. Për një muaj të tërë – 4 orë në ditë, 5 ditë në javë – ajo u ul në një studio dhe lexoi fjali që në fillim nuk kishin asnjë kuptim.

Gjëra si, “Thuaj zzzzzzzzzz përsëri”. Më pas, kur puna u krye, Bennett mbushi normën e saj dhe kaloi në një tjetër nivel. Asaj kurrë nuk i treguan se për çfarë do të përdoren këto incizime.

Ajo nuk ia kishte idenë se gjashtë vjet më vonë, zëri i saj do të ishte në duart e miliona njerëzve përreth botës, duke u bërë i përjetshëm si zëri i asistentit virtual më të njohur në historinë e celularëve: Siri.

Sot, asistentët virtual si Siri, Cortana dhe Alexa janë duke u bërë edhe më të popullarizuar – por rrallë e kemi rastin t’i njohim këta njerëz prapa këtyre zërave.

Në një intervistë që ajo e kishte me CNN vite më parë, tregoi rreth jetës së saj dhe eksperiencave si zëri origjinal i Siri. Shikojeni videon më poshtë, për të parë dhe dëgjuar gruan prapa zërit të Siri.