Perez nuk dorëzohet: Jeni gabim nëse mendoni se superliga ka vdekur

Perez nuk dorëzohet: Jeni gabim nëse mendoni se superliga ka vdekur

Presidenti i Superligës Evropiane, Florentino Perez, nuk është dorëzuar për sa i përket projektit të futbollit evropian i cili grumbullonte 12 klube nga Premier League, La Liga dhe Serie A.

“Nëse mendoni se Superliga ka vdekur, jeni absolutisht gabim”, ka thënë ai gjatë një interviste për El Larguero.

Madje, ai shtoi se asnjë klub nuk është larguar nga superliga, sipas tij kjo ligë veç është suspenduar.

“Askush nuk ka paguar një gjobë për largimin nga Superliga, sepse ata nuk u larguan akoma. Por nëse e bëjnë, natyrisht ata do të paguajnë një gjobë”, tha Perez.

Dy shtëpitë e futboliit, FIFA dhe UEFA kanë qenë të ashpërta ndaj kësaj ideje.

Ndërsa, fansat e futbollit kanë dalë nëpër rrugët e qyteteve për të protestuar ndaj krijimit të superligës.

Gara ishte paraparë të fillonte në gusht, por pas situatës së krijuar liga u suspendua. /Insajderi.com