fbpx

Përfaqësuesi i VW-së flet për mundësinë që kompania gjermane të investojë në Kosovë

Përfaqësuesi i VW-së flet për mundësinë që kompania gjermane të investojë në Kosovë

Pronari i kompanisë “Baki Automobile”, Baki Abdullahu ka përshëndetur nismën e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë me ftesën për Volkswagen, ngase sipas tij kjo është hera e parë që i janë drejtuar një prodhuesi gjigant.

Megjithatë, Abdullahu po e sheh si vështirë të realizueshme ardhjen e Volkswagen-it në Kosovë.

“Nuk është në duart tona se a do të vendoset Volkswagen-i në Kosovë ose jo. Sikur të pyeteshim ne, jo nesër, por dje do të fillonim sepse është në të mirën e vendit. Por sa do të ndodhë?! Shpresa është shumë e madhe dhe ne vetëm mund të ëndërrojmë se do të bëhet. Por si realitet besoj që jemi shumë larg”.

Abdullahu në Info Magazine vlerësoi se nuk ka gatishmëri të institucioneve për të pritur investitorët e huaj, përderisa tregoi se ka tre muaj që nuk po gjendet një objekt lidhur me një investim tjetër nga Zvicra.

Ai gjithashtu përmendi një nevojë të menjëhershme për Kosovën, në mënyrë që të këtë investime të huaja.

“Shkollat duale dhe profesionale siç janë në Zvicër. Vetëm me këtë Kosova mund të jetë një treg i hapur për investime”.