Përfitimi ekonomik i Francës nga Euro 2016

Përfitimi ekonomik i Francës nga Euro 2016

Ekonomia franceze është rritur me më shumë se 1.2 miliard euro teksa shteti evropian ka korrur të ardhurat e organizimit të Euro 2016. Franca mirëpriti 24 shtete si pjesë e një Kampionati Evropian të zgjeruar, me Portugalinë që ishte fituesi eventual pasi mundën Francën e Didier Deschamps në finalen e “Stade de France”.

Dhe një raport i Qendrës së Ligjit të Sportit dhe Ekonomisë (CDES) dhe agjensisë KENEO ka zbuluar se zgjerimi i kompeticionit solli plot 613,000 vizitues, duke derdhur 1.2 miliard euro në arkat franceze.

“Pa dyshim organizimi i UEFA Euro solli një përfitim financiar masiv në çdo apekt,” shprehet CEO i UEFA Events SA, Martin Kallen, i cili ishte edhe drejtori i kompeticionit për Euro 2016.

“UEFA Euro 2016 tregoi se tifozët janë në gjendje të udhëtojnë në masë për të mbështetur vendet e tyre respektive, dhe shifrat e raportit tregojnë se sa shumë para është shpenzuar ekonominë vendase.” Raporti tregon se vizitorët qëndruan një mesatare prej 7.9 ditësh dhe shpenzuan një mesatare 154 € në ditë, me shumën e shpenzuar që shkon 625.8 milionë euro, përcjell telesport.

“Evenimentet madhore sportive mund të jenë të shtrenjtë për sa i përket investimeve por ka benefite si direkte dhe indirekte,” shton Jacques Lambert, presidenti i UEFA Euro 2016 SAS, duke e tejkaluar shumën 200 milionë € të parave publike që është shpenzuar mbi turneun.