Përflitet se Rita Ora ka nisur një lidhje të re me këtë të famshëm

Përflitet se Rita Ora ka nisur një lidhje të re me këtë të famshëm

Adhuruesit e Rita Orës janë të bindur se ajo është në lidhje me regjisorin e “Thor”, Taika Waititi, pasi publikoi një fotografi ku dyshja shihen të përqafuar, njofton Insajderi.

Sipas DailyMail një burim tha se i kishte parë dyshen duke shkëmbyer puthje brenda një  restoranti.

Gjithashtu Rita është fotografuar në një jaht privat në Sidnej me regjisorin, aktorin Chris Hemsëorth, gruan e tij Elsa dhe Matt Demon. Megjithatë thuhet se Rita mund të ketë edhe një rol në filmin e ardhshëm të Taika-s ndaj ata të dy mund të jenë afruar kaq shumë me njëri-tjetrin.

Rita Ora vetëm muaj më parë i dha fund lidhjes me Romain Gavras. Përfaqësues të këtij të fundit konfirmuan lajmin për mediat, teksa bënë të ditur se dyshja kanë mbetur miq të mirë me njëri-tjetrin. /Insajderi.com