Përfshihen tri vetura në një aksident

Përfshihen tri vetura në një aksident

Një aksident ka ndodhur të shtunën rreth orës 07:00 në Prishtinë. Pësuan lëndime tre persona.

Tri automjete janë përfshirë në këtë aksident në rrugën “Nakibe Kelmendi”.

Lajmin për Insajder-n e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:00 në rrugën Nekibe Kelmendi në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të 3 automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë zëdhënësja e Policisë”. /Insajderi.com