Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Deçan, lëndohet një fëmijë

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Deçan, lëndohet një fëmijë

Një shtëpi në Deçan është përfshrë nga zjarri të shtunën, si pasojë e të cilit është lënduar një fëmijë i moshës 9-vjeçare, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur policia, viktima është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan për të marrë ndihmën e parë, e pastaj është dërguar në Spitalin e Pejës, për trajtim të mëtutjeshëm.

“Është raportuar se në shtëpinë e viktimës mashkull  kosovar ka shpërthyer një zjarre i cili dyshohet se është shkaktuar nga një nxehëse elektrike që kishte qenë në një dhomë të shtëpisë. Si pasoj e zjarrit lëndime trupore ka pësuar një fëmijë i moshës 9 vjeç i cili ndihmën e parë mjekësore e kishte marr në QKMF Deçan pastaj për tretman të mëtejmë është dërguar në spitalin rajonal në Pejë. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë zjarrfikësit të cilët  kanë shuar zjarrin si dhe punëtorët e KEDS-it”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Rasti po vazhdon të hetohet./Insajderi.com