Përfshihet nga zjarri një kabllo elektrike në rrugën Xhelal Hajda

Përfshihet nga zjarri një kabllo elektrike në rrugën Xhelal Hajda

Është përfshirë nga flaka një kabull, përçuese e energjisë elektrike në rrugën Xhelal Hajda në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e sotme rreth orës 18:00. Banorët e lagjes Kolovic kanë thënë se njoftuar KEDS-in se përçuesi i djegur i ka lënë pa energji elektrike banorët e lagjes.

Banorët kanë thënë për Insajderin se përçuesi i përfshirë nga flaka është i operatorit IPKO. Të njëjtit e kanë lajmëruar edhe operatorin, por të njëjtit u kanë thënë se ekipa nuk mund të dal në teren për ta rregulluar kabllon.

Banorët e lagjes Xhelal Hajda kanë mbetur pa energji elektrike nga ora 18:00 deri në orën 22:00. /Insajderi.com