Përfshihet nga zjarri një restorant në Prevallë

Një restorant në Prevallë është përfshirë para pak çastesh nga zjarri. Për momentin policia është në vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i zjarrfikësve.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka bërë të ditur se në vend ngjarje nuk raportohet për të lënduar.

“Bëhet djalë për restaurantin ‘Te Syla’, njësitet e zjarrfikësve gjenden në vendin e ngjarjes së bashku me njësitet policore, po ashtu edhe një ekip të KEDS-it. Nuk raportohet për të lënduar, vetëm për dëme materiale”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, policia është në vend ngjarje dhe zjarri është nën kontroll. /Insajderi.com