
Punimet në aksin Kashar-Vorë, janë faza e fundit e ndërhyrjes në autostradën Tiranë-Durrës të cilat u mbyllen sot.
Drejtori i ARRSH, Afrim Qendro tha se në 16 ditë është bërë e mundur që të rikonstruktohet aksi në pjesët më problematike të tij, dukë përmirësuar kështu ndjeshëm qarkullimin.
Qendro u kërkoi ndjesë qytetarëve për trafikun e shkaktuar dhe tha se nga nesër gjithçka i kthehet normalitetit, raporton ATSH.
“Jemi në fazën përfundimtare të ndërhyrjes. 16 ditë pune duke shmangur fundjavën. Kjo ndërhyrje sot mbaron dhe përmirëson shtresat asfaltike dhe rrit elementët e sigurisë rrugore, nesër trafiku do të jetë normal dhe kjo rrugë do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve”, tha ai.