
Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, i kanë përfunduan takimet konsultative me subjektet politike, njofton Insajderi
Këto takime konsultative kanë nisur të në fillim të javës me kryetarë dhe përfaqësues të partive politike: PDK, LDK, AAK, KDTP, NDS, IRDK, VAKAT, PAI, SDU, LPRK, Lista Serbe, JGP dhe Romani Iniciativa.
Përgjatë këtyre takimeve, Kurti dhe Osmani i kanë informuar subjektet politike për përgatitjet dhe ecurinë e krijimit të institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
Në këtë kontekst, të dy kandidatët u kanë ofruar subjekteve politike bashkëpunim për çështje të interesit nacional.
Ata kanë kërkuar konstruktivitet të subjekteve politike deri në përmbylljen e procesit nëpërmjet prezencës në të tri seancat e zgjedhjes në të tri institucionet kryesore të shteti.
Në përmbyllje të takimeve, Kurti dhe Osmani kanë shfaqur optimizmin që ky proces të përmbyllet me sukses dhe në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhjet e 14 shkurtit./Insajderi.com