Përfundon asfaltimi i rrugës Çikatovë e Vjetër-Dobroshec

Përfundon asfaltimi i rrugës Çikatovë e Vjetër-Dobroshec

Ka përfunduar asfaltimi i rrugës e lidh fshatin Çikatovë e Vjetër dhe Dobroshec, projekt i Drejtorisë së Infrastrukturës Publike dhe i planifikuar nga lista e projekteve kapitale për vitin 2019.

“Në kudër të këtij projekti janë asfaltuar edhe dy segmente në fshatin Dobroshec në lagjen Fejza dhe në lagjen Dervishi në fshatin Çikatovë e Vjetër.

Vlera e projektit është afër 80 mijë euro dhe gjatësia e tyre është mbi 1.5 kilometra”, thuhet në njoftimin për media.

Projektet e planifikuara për vitin 2019, janë në fazën përfundimtare, ku deri më tani janë kryer dhjetëra projekte të kanalizimit, duke lidh kështu të gjitha lagjet e vendbanimeve dhe asfaltim të rrugëve në lagje, ndërsa gjatë këtij viti do të përfundojnë edhe projekte të tjera të cilat kanë janë të planifikuara.