Përfundon bastisja e EULEX në shtëpinë e Hashim Thaçit

Përfundon bastisja e EULEX në shtëpinë e Hashim Thaçit

Ka përfunduar bastisja e zyrtarëve të EULEX në shtëpinë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, njofton Insajderi.

Pesë automjete të misionit të EULEX-it me hetuesit e Zyrës së Prokurorit Special, tashmë janë larguar nga shtëpia e ish-kreut të shtetit, Thaçi.

Këta hetues që nga orët e hershme të mëngjesit kanë kryer bastisje edhe në banesën e ish-liderit të PDK-së, Kadri Veseli dhe ish-kryetarit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi. /Insajderi.com