Përfundon bastisja në OVL të UÇK-së, EULEX-i konfiskon disa kompjuterë

Përfundon bastisja në OVL të UÇK-së, EULEX-i konfiskon disa kompjuterë

Aksioni i filluar në orët e mëngjesit nga zyrtarët e Gjykatës Speciale në selinë e OVL të UÇK-së ka përfunduar pas rreth tetë orë bastisje, njofton Insajderi.

Përfundimin e aksionit e ka konfirmuar sekretari i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku në një paraqitje para mediave bashkë me avokatin Tomë Gashi.

“Sot ka ndodhur në bastisje e jashtëligjshme pasi Gjykata Speciale nuk ka mandat prej datës 2 gusht. Pjesëtaret e Speciales kanë ardhur si në kohën e ish-Jugosllavisë”.

Tutje, Klinaku ka thënë se bastisje ka zgjatur pasi ai nuk ka pranuar që të bastisen zyrat pa qenë ai prezentë në çdo dhomë./Insajderi.com