
Ka përfunduar darka mes liderëve serb dhe kosovar në Bruksel që ka nisur para dy orësh, por asnjë marrëveshje nuk është arritur.
Siç raporton korrespodenti i “Kohës Ditore” në Bruksel, takimi është përshkruar nga të dyja palët si më i vështiri në historinë e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës.
Ashtu si edhe ishte pritur, temat e këtij takimi kanë qenë ngjarjet e fundit që tensionuan situatën mes dy vendeve: ndërtimi i murit në pjesën veriore, arrestimet e liderëve të UÇK-së me fletarreste të Serbisë dhe treni me mbishkrime nacionaliste në linjën Beograd-Mitrovicë./Insajderi.com