fbpx

Përfundon intervistimi i Remit në Hagë

Përfundon intervistimi i Remit në Hagë

Ka përfunduar për sot, instervistimi në Hagë i ish-komandantit të UCK-së në Llap, Rrustem Mustafa.

Remi, në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, është paraqitur qysh rreth orës 10:00. Derisa, intervistimi i tij ka nisur pas mesditës.

Ish-komandanti i Zonës së Llapit nuk ka pranuar të flas për media, pasi ka dalë nga selia e Gjykatës Speciale në Holandë.

Për të parë videon, klikoni këtu: VIDEO

Mësohet se ai do të vazhdojë të japë dëshminë e tij edhe të martën, para një prokurori të ZPS-së në Hagë, shkruan Express.

Gazeta Express më 6 dhjetor 2018 kishte raportuar për ftesën e parë që Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dërguar tek ish-komandanti i UCK-së.

Pas Remit, në Hagë, të mërkurën do të intervistohet edhe ish-Komandanti i UCK-së për Drenicë, Sami Lushtaku.