Përfundon raundi i dytë i votimit, Qorrolli e Xhemajli në “finale” për gjyqtar të Kushtetueses

Përfundon raundi i dytë i votimit, Qorrolli e Xhemajli në “finale” për gjyqtar të Kushtetueses

Vigan Qorrolli e Haxhi Xhemajli janë dy kandidatët që po garojnë për t’u zgjedhur gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Nga tre kandidatë sa ishin, Vigan Qorrolli mori 50 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës në raundin e parë të votimit. Dy kundërkandidatët e tij, Hilmi Jashari dhe Haxhi Xhemajli, morën nga 18 vota.

Ndërsa, në raundin e dytë të votimit, Haxhi Xhemajli mori 44 vota, ndërsa Hilmi Jashari 29.

Në raundin e tretë të votimit, deputetët do të zgjedhin në mes të Qorrollit e Xhemajlit.

Fillimisht ishin katër emra në listën për t’u zgjedhur gjyqtar, por kandidati Visar Morina u tërhoq nga gara para seancës së Kuvendit./Insajderi.com